Çfarë është fistula anale?
Fistula anale përfaqëson një proces inflamator kronik.Ajo paraqitet më shpesh në formën e një kanali që lidh gjëndrat e vendosura në brendësi të kanalit anal dhe lëkurën përreth.Trajtimi i fistulës anale është vetëm kirurgjikal.Shkaku kryesor i fistulës anale është abcesi anal(zonë me qelb). Abcesi anal është forma akute e infeksionit të kanalit anal.Trajtimi kirurgjikal i abcesit konsiston në nxjerjen jashtë të qelbit. Gati 60% e abceseve anale pasohen nga fistula anale.
Përveç abcesit shkaqe të tjera të fistulës anale janë:
• Sëmundja Crohn
• Sëmundjet seksualisht të transmetueshme
• Traumat
• Tuberkulozi
• Kanceri i kanalit anal
• Divertikuliti
Cilat janë ankesat e një pacienti me fistul anale?
• Sekrecione qelbi në zonën përreth anusit
• Kruajtje dhe irritim të lëkurës përreth
• Herë pas here dhimbje pulsuese
• Jashtëqitje me gjak
• Diskomfort gjatë qëndrimit ulur
Si diagnostikohet fistula anale?
• Egzaminimi vizual
• Egzaminimi digital
• Egzaminimi me sonda të posaçme
• Anoskopia
• Eko transrektale
• Rezonanca magnetike
Jo të gjitha këto egzaminime janë të domosdoshme për çdo pacient.Nevoja e tyre përcaktohet nga mjeku kurues në varësi të llojit të fistulës.
Si trajtohet fistula anale?
Trajtimi i fistulës anale është vetëm kirurgjikal. Teknikat kirurgjikale që rekomandohen kanë qëllim jo vetëm të zvogëlojnë përqindjen e rishfaqjes së fistulës por dhe të riaftësojnë sa më shpejt pacientin duke mos dëmtuar kualitetin e jetës. Teknikat më të rekomanduara janë:
• Fistulektomia
• Fistulotomia
• Teknika e plastikës me mukozë
• Teknika e lakut dhe setonit
• Teknika e mbushjes së trajektit fistuloz me substancë specifike biologjike
Vëmendje e vecantë i duhet kushtuar pacientit dhe pas ndërhyrjes kirurgjikale.Kjo për të minimizuar ndërlikimet dhe shpejtuar riaftësimin e pacientit.