Cfarë është prolapsi rektal?

Prolapsi rektal është dalja jashtë e pjesës së fundit të zorrës së trashë (rektumit) nëpërmjet kanalit anal. Prolapsi rektal klasifikohet në tre grupe:

1 - Prolapsi rektal mukoz(kur nëpërmjet kanalit anal del vetëm mukoza)

2 - Prolapsi rektal komplet(kur nëpërmjet kanalit anal dalin të gjitha shtresat e zorrës së trashë).

3 - Prolapsi rektal i brendshëm (kur ky process ndodh në brendësi të pjesës fundore të zorrës së trashë pa fenomene të dukshme në kanalin anal)

Cilat janë shkaqet e prolapsit rectal?

Prolapsi rektal haset më shumë në femrat. Raporti meshkuj - femra referohet 9/1.

Shkaqet:

 • Lindjet e shumta
 • Ndërhyrjet kirurgjikale ose traumat e në hapësirën e legenit (pelvisit)
 • Dëmtime parësore të muskulaturës së legenit ose të rrjetit nervor “pudend”
 • Kapslliku kronik dhe pamundësia e zbrazjes komplet gjatë defekimit
 • Diarreja kronike
 • Traumat ose patologjitë e kolonës vertebrale
 • Skleroza multiple
 • Të gjitha patologjitë që rrisin presionin abdominal për një periudhë relativisht të gjatë
 • Mosha (haset në moshat mbi 50 vjec)

Cilat janë ankesat e pacientëve?

 • Dalja e një pjese të zorrës së trashë nëpërmjet kanalit anal
 • Dhimbje gjatë momentit të daljes së zorrës së trashë
 • Ndërprerja e aktit të defekimit
 • Eleminimi i gazrave dhe feceve në mënyrë të pavullnetshme
 • Dermatit përreth fundit të zorrës së trashë
 • Defekim me gjak
 • Defekim me mukus

Si diagnostikohet prolapsi rektal?

Diagnoza fillon me egzaminimin fizik të pacientit. Egzaminimi është shumë i rëndësishëm dhe kërkon një përgatitje të lartë profesionale. Evidentohet masa e dalë e zorrë së trashë e cila dallon nga sëmundja hemorroidale.

Egzaminimet instrumentale janë:

 • Rektoanoskopia
 • Kolonoskopia/sigmoidoskopia
 • Defekografia
 • Manometria anale
 • Koprokultura dhe egzaminimi mikrosopik i feceve
 • Skaner ose rezonancë magnetike e legenit

Si trajtohet prolapsi rektal?

Trajtimi është kirurgjikal. Ai realizohet në dy mënyra:

1 - Në rrugë abdominale(duke hyrë në bark). Është teknikë e zgjedhur në rastet me prolaps komplet.

 • Teknika e montimit të zorrës së trashë më ndihmën e protezave sintetike (Repstain etj)
 • Teknika e heqjes së një pjese të zorrës së trashë dhe montimit (Frykman, Goldberg)

2 - Në rrugë anale. Është teknikë e zgjedhur për prolapsin mukoz.

 • Teknika Delorme
 • Teknika Altemeier

Të gjitha teknikat e mësipërme kirurgjikale i përshtaten llojit të patologjisë dhe kanë rezultatet e tyre të cilat varen nga:

 • Kohëzgjatja e patologjisë
 • Sëmundjet shoqëruese
 • Mosha e pacientit
 • Eksperienca e ekipit kirurgjikal

Rëndësi ka ndjekja postoperatore dhe korrigjimi i ndërlikimeve të mundshme. Mjeku kirurg koloproktolog duhet të jetë në komunikim me pacientin.