A ËSHTË DOMOSDOSHMËRI SFINKTEROTOMIA INTERNE GJATË HEMORROIDEKTOMISË SË HAPUR?

HEMORROIDEKTOMIA E HAPUR

Milligan – Morgan është teknika të cilës i jemi referuar në studim.
Studimet e para mbi teknikën datojnë vitin 1934.
Aktualisht konsiderohet si standart i artë për trajtimin kirurgjikal të sëmundjes hemorroidale.

KRAHASIMI I REZULTATEVE POSTOPERATORE MIDIS DY TEKNIKAVE.

Periudha e studimit: Shkurt 2012- Prill 2014
Numri i rasteve: 60 pacientë
Rastet femra: 19 pacientë
Rastet meshkuj: 41 pacientë
Mosha mesatare: 46.7 vjeç

Pacientët janë ndarë në dy grupe;

• Grupi A: Pacientët e intervenuar me hemorroidektomi pa sfinkterotomi laterale interne.
• Grupi B: Pacientët e intervenuar me hemorroidektomi me sfinkterotomi laterale interne.

MATERIALI DHE METODA

Pacientët janë intervenuar me anestezi spinale. (sol lidokaini 2% ) Janë përjashtuar nga studimi rastet me anemi shoqëruese, të operuar më parë për patologji të kanalit anal dhe me patologji shoqëruese të kolonit.

Diagnoza është vendosur me klinikë dhe anoskopi. Të gjithë pacientët para interventit janë trajtuar për 5 ditë me venoprotektor oral dhe me 1.0 ciprinol oral një ditë para.

MATERIALI DHE METODA

• Teknikisht interventi është realizuar duke bërë sfinkterotomi laterale të majtë interne në fund të ekscizionit të paketave hemorroidale.
• Të gjithë pacientëve u është aplikuar një ampulë morfine subkutan postoperator në momentin e daljes së bllokut motor.
• Terapia postoperatore-1.5 litra fiziologjik IV, dieta e qullët, enoxaparinë 0.4/sc.

MATERIALI DHE METODA

Gjatë studimit u vlerësua:
• Niveli i dhimbjes postoperatore në 24 orët e para matur sipas shkallës (VSA).
• Niveli i dhimbjes gjatë defekimit të parë.
• Kohëzgjatja e dhimbjes postoperatore pas daljes nga spitali.
• Kohëzgjata e shërimit të plagës operatore.
• Inkontinenca.
• Ndërlikimet postoperatore të hershme dhe të largëta.

MATERIALI DHE METODA

1. Niveli i dhimbjes postoperatore në 24 orët e para:
• Grupi A : 9.3
• Grupi B : 6.4

2. Niveli i dhimbjes gjatë defekimit të parë:
• Grupi A : 9.8
• Grupi B : 6.7

3. Kohëzgjatja e dhimbjes postoperatore pas daljes nga spitali: • Grupi A : 18.3 ditë.
• Grupi B : 10.2 ditë.

REZULTATET

4. Kohëzgjatja e shërimit të plagës operatore
• Grupi A : 26.1ditë
• Grupi B : 19.5 ditë

5. Inkontinenca e papërfillshme.

6. Ndërlikimet postoperatore
• Grupi A: Dy raste me strikturë anale u zgjidhën me sfinkterotomi laterale të majtë të mbyllur.

Sfinktertemia laterale interne është një teknikë ndihmëse e cila kur shoqëron heorroidektominë e hapur ndihmon në uljen e nivelit të dhimbjes postoperatore, shërimn e shpejtë të plagës operatore me parandaimin e strikturës postoperatore.