Rreth meje
Dr. Enton Bollano ka lindur në Vlorë më 8 Korrik 1969. Ka kryer Shkollën e Mesme e Përgjithshme “Halim Xhelo” po në qytetin e Vlorës në vitet 1983-1987. Më pas është diplomuar në Fakultetin i Mjekësisë në degën “Mjekësi e Përgjithshme” në Tiranë në vitet 1987-1992.
Nga viti 1995 deri në 1999 ka kryer një specializim pasuniversitar në degën “Kirurgji e Përgjithshme” pranë klinkës së tretë të kirurgjisë ku është diplomuar si “Kirurg i Përgjithshëm”.
Në periudhën Prill 2000 - Shtator 2002 është specializuar pranë “Departamentit të Transplantit të Organeve”, Klinika e “Transplantit të Heparit dhe Kirurgjisë Kolorektale” në Bari-Itali. Tema e Diplomës ka qënë “Trajtimi i sëmundjes hemorroidale me teknikën Longo”. Diplomuar si “Kirurg Koloproktolog”.
Në vitet 2003-2004 ka mbrojtur titull shkencor Master me temë: “Trajtimi i fisurës anale beninje akute me teknikën e sfinkterotomisë laterale”.
Në vitin 2005 është emëruar Pedagog i brendshëm i katedrës së “Kirurgjisë Speciale” pranë Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë. Në këtë kohë ka kontribuar si bashëkautor në librin “Kirurgjia Speciale”, botim i Fakultetit të Mjekësisë për studentët dhe specializantët nën udhëheqjen e Prof. Dr. Nikollaq Kaçanit.
Në vitin 2013 merr titullin Doktor i Shkencave Mjekësore (PHD) dhe në vitin 2016 emërohet si Asistent Profesor në Universitetin e Mjekesisë në Tiranë.
Dr. Enton Bollano ushtron profesionin e tij si kirurg i përgjithshëm proktolog pranë Klinikës Parks në Tiranë.